Bota

Gazetarja italiane ndërpret takimin diplomatik, me gjysmë kile djathi në dorë vë në siklet Mike Pompeon: Dërgoja Trump-it

2 Tetor 2019, 07:18 Nga DOSJA
Gazetarja italiane ndërpret takimin diplomatik, me gjysmë kile djathi

ITALI– Gazetarja e famshme italiane e “Le Iene” ka bërë një gjest të pazakontë në takimin midis Kryeministrit Italian, Giuseppe Conte dhe sekretarit të shtetit në SHBA, Mike Pompeo.

Teksa dy politikanët e rëndësishëm po mundoheshin të shkëmbenin një foto të së bashku, një grua është afruar me një copë djathi në duar, shoqëruar me disa fjalë, që ishin një mesazh për Presidentin Trump.

“Unë kam një dhuratë për ju, një dhuratë italiane. Kryeministri e di se për çfarë po flas. Kjo është Parmigiano-Reggiano, dhe kjo është ajo që ne e bëjmë më së miri në Itali,”- dëgjohet t’i thotë gazetarja Alice Martinelli sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Pamjet nga video gjatë ngjarjes së sikletshme për dy politikanët, tregon Mike Pompeo-n që e merr me mirësjellje gjysmë kilen e djathit autentik italian.Ndërkohë nuk ka munguar as ndërhyrja e kryeministrit italianm Giuseppe Conte:“A mund t’i kërkoj zonjës të largohet, ju lutem?”

Por gazetarja e “Le Iene”, një emision i famshëm investigative në Itali, nuk ia përtoi kryeministrit të vendit, ndërsa i tha:“Unë do të jem mirënjohës nëse mund të ndihmonit gjithashtu.”

Më pas Alice Martinelli ka vazhduar mesazhin e saj, që lidhej me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Kjo është diçka e bërë me zemër, shpresojmë që ju mund të na ndihmoni duke ia çuar zotit Trump”- ka theksuar gazetarja, ndërsa kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ta ndaluar më tej.

Martinelli, një gazetare me shfaqjen satirike të Italisë “Le Iene”, më vonë i shpjegoi The Washington Post se ajo ishte atje për të dhënë një mesazh: bulmetet italiane janë të shqetësuar për tarifat e afërta të Trump për produktet ushqimore evropiane, përfshirë verën dhe djathin, që do të kushtonin miliarda dollarë.

“Gjesti im ishte gjithçka për tarifat,”- tha Martinelli në një telefonatë me The Post.

Gjatë vizitës katër ditore të sekretarit amerikan në shtetin italian, nuk kanë munguar as protestat e fermerëve, të revoltuar nga përpjekja e Trump, i cili kërkon të vendosë taksa të larta për disa nga produktet italiane, si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve qeveritare për kompaninë ajrore evropiane Airbus.

Burimi: The Washington Post

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alice martinelli gazetarja me djathin në duar giuseppe conte mike pompeo alice martinelli gazetarja me djathin në duar giuseppe conte mike pompeo

Sondazh

Poll