Politike

“Do të zëvendësojë kavajasit me bangladeshas”, Meta: Rama vjedh pronat e qytetarëve, ia jep oligarkëve

Meta deklaroi se qeveria Rama edhe tërmetin e përdori për të vjedhur pronat e qytetarëve.

7 Maj 2023, 10:19 Nga I.A

“Do të zëvendësojë kavajasit me bangladeshas”,

KAVAJË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim me strukturat dhe banorë në qytetin e Kavajës. Meta deklaroi se qeveria Rama edhe tërmetin e përdori për të vjedhur pronat e qytetarëve. Meta gjithashtu shtoi se Rama po tenton që të zëvendësojë kavajasit me bangladeshas.

“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll