Bota

Vrau hajdutin para shkollës në Brazil, nëna e dy fëmijëve votohet nga populli si politikane

2 Tetor 2019, 07:16 Nga DOSJA
Vrau hajdutin para shkollës në Brazil, nëna e dy

BRAZIL- Një hajdut 21-vjeçar në Brazil po pikaste nënat që ishin duke çuar fëmijët në shkollë në mënyrë që t’iu grabiste kuletat dhe celularët.

I riu shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.

Ndërsa, ishte duke i kërcënuar, një prej prindërve ishte oficere ushtarake, 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, e cila ishte jashtë shërbimit por me armën me vete.

Menjëherë ajo nxorri pistoletën dhe qëlloi hajdutin me tre plumba, në këmbë e në gjoks, teksa fëmijët vraponin të tmerruar pas kësaj skene.

Më pas e bllokoi që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por hajduti vdiq në spital po atë ditë.

Videoja u bë virale dhe oficerja ushtarake mori nderime nga guvernatori i zonës. Disa muaj më vonë, kur vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje, ajo përdori videon me moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.

Por pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, gruaja mori votën e popullit dhe jo vetëm që sot është politikane, por ishte e shtata kandidate më e suksesshme në shtetin e saj, Sao Paolo.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brazil nena vret hajdutin brazil nena vret hajdutin

Sondazh

Poll