Bota

Charles III zyrtarisht Mbret, kurorëzohet me kurorën mbi kokë të "Shën Eduardit"

Pas kurorëzimit u qëllua me armë në shenjë përshëndetjeje në 13 vende në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Edinburgun, Cardiff dhe Belfast, dhe anijet e Marinës Mbretërore.

6 Maj 2023, 12:49 Nga f.i
Charles III zyrtarisht Mbret, kurorëzohet me kurorën mbi kokë
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Charles III kurorëzohet Mbret. Pas kurorëzimit u qëllua me armë në shenjë përshëndetjeje në 13 vende në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Edinburgun, Cardiff dhe Belfast, dhe anijet e Marinës Mbretërore, raporton CNN. 

Charles fillimisht u prezantu me objektet e kurorëzimit, duke përfshirë mantelin mbretëro dhe objekte simbolike dhe të paçmuara si Shpata e Ofertës, ose Shpata e Jeweled, të cilat u prezantuan për herë të parë që kur janë përdor në kurorëzimin e mbretit George IV.  Sipas Kishës së Anglisë, shpata ka kuptim të dyfishtë: Ajo ka për qëllim të simbolizojë mbrojtjen e të pambrojturve dhe gjithashtu përfaqëson fjalën e Zotit, të cilën Shën Pali e krahason me një shpatë të mprehtë në Bibël.

Objekte të tjera gjithashtu si Byzylykët e Sinqeritetit dhe Urtësisë, Orb, dhe Skeptri dhe Rod, iu dhanë Charlesit në fazën e fundit para kurorëzimit.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll