Bota

Mbret i Britanisë së Madhe/ PROFILI: Kush është Charles III?

Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.

6 Maj 2023, 12:37 Nga f.i
Mbret i Britanisë së Madhe/ PROFILI: Kush është Charles III?
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charles-it përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornwall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick, shkruajnë mediat e huaja.

Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.

Charles mbajti fjalimin e tij inaugurues më 9 shtator 2022. Në fjalimin televiziv ai nderoi jetën e nënës së tij dhe u zotua "përgjatë kohës së mbetur që Zoti më jep, të mbajë parimet kushtetuese në zemër të kombit tonë ". Përveç kësaj, ai i dha titullin princ i Uellsit djalit të tij të madh, William. Ndërkohë marrëdhënia e tensionuar e familjes mbretërore me Harry-n dhe Meghan-in gjithashtu vazhdoi të përbënte sfida për mbretin, veçanërisht pasi seriali dokumentar me gjashtë pjesë Harry & Meghan debutoi në Netflix në dhjetor 2022. Po kështu problematik ishte publikimi në fillim të janarit 2023 i kujtimeve të Harry-t, në të cilën, midis zbulimeve të tjera rrëfyese, princi përshkruan në detaje grindjen e tij me Princin William.

Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Por duket se ai ka vendosur t'i mbajë gjërat të thjeshta: Ai do të njihet si Mbreti Charles III, sipas Clarence House, që është rezidenca e tij zyrtare.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll