Aktualitet

Shkrumbohet gjatë natës në Vlorë, makina e ish-Kapitenit të Kombëtares (VD)

2 Tetor 2019, 11:21 Nga DOSJA
Shkrumbohet gjatë natës në Vlorë, makina e ish-Kapitenit

Vlorë- Në Vlorë është djegur gjatë natës një mjet në zonën e plazhit. Dyshohet se djegia e makinës tip “Ford” me targa AA 887 NV,  ka qenë e qëllimshme. Mësohet se makina ishte në përdorim të Artan Qopekajt, ish-Kapiteni i Kombëtares të Minifutbollit. Por sipas policisë makina është në pronësi është shtetasit K.Dervishi.

“Në orët e para të mëngjesit është djegur automjeti tip Ford Focus, në pronësi të shtetasit K.D, në lagjen “Pavarësia”, i cili është dëmtuar plotësisht. Nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarjet e djegieve të makinave nuk janë të pakta. Më 12 shtator u shkrumbua nga flakët Makina e oficerit të Krimeve në Policinë e Shkodrës, Arbër Dulit. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan qopekajt shkrumbohet makina në vlorë artan qopekajt shkrumbohet makina në vlorë

Sondazh

Poll