Politike

Berisha flet nga Fushë Kruja për bandat kriminale: Janë të lidhura me pushtetin, u fuqizuan!

Megjithatë sipas tij, krimineli më i fuqishëm në vend është kryeministri Edi Rama. 

5 Maj 2023, 20:20 Nga k.m.
Berisha flet nga Fushë Kruja për bandat kriminale: Janë të
Sali Berisha

FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përmendur bandat nga Fushë Kruja. Në fjalën e tij, numri një i PD-së tha se bandat janë të lidhura me krimin dhe janë fuqizuar shumë. Megjithatë sipas tij, krimineli më i fuqishëm në vend është kryeministri Edi Rama. 

"Miqtë e mi! Vërtetë në datën 14 maj votojmë Agron Lokën për qytetar të parë të Krujës, por ju garantoj se në datën 14, duke votuar Agron Lokën, çdo demokrat, socialist, çdo qytetar i paparti i këtij rrethi, voton para së gjithash për veten e tij. Voton për dinjitetin e tij, për të respektuar veten e tij. Voton për të zëvendësuar dëshpërimin, zhgënjimin, indiferencën me shpresën, besimin, suksesin dhe një jetë tjetër nga ajo e sotmja. Miqtë e mi! Cili do krutane e krutan, cili do shqiptare dhe shqiptar që gjatë këtyre 8 viteve ndjehet se është më mirë, ndjehet se është ekonomikisht më mirë, i them vazhdo rrugën, voto Edi Ramën dhe ke mirëkuptimin tonë. Por sot, ata të cilët mund të pohojnë një gjë të tillë janë shumë të paktën. Ata janë një rreth i ngushtë i qeveritarëve, janë një rreth i ngushtë i qeveritarëve vendorë, janë pastaj grupet e malavitës, të lidhura me pushtetin. Dhe këtu, përsëri duhet të ndalemi. E vërteta është se grupet kriminale dhe ato të malavitës janë fuqizuar, por do të ju them një gjë, miqtë e mi; është në mençurinë tonë të ndalemi dhe të mendojmë. Ju garantoj se asnjëri prej tyre nuk i afrohet kurrë atij kriminelit në parlament që i mbron ata, që pasurohet prej tyre, që vjedh, atij ministrit, kryeministrit që vjedh ju, në shuma, dhjetëra e dhjetëra herë më të mëdha se sa të gjitha bandat dhe hajdutët e Shqipëris të marrë së bashku,"-tha Berisha

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll