Politike

Fondet për partitë politike/ KQZ: Shpërndarja nga buxheti i shtetit

Në një njoftim në faqen zyrtare, KQZ bën me dije se fondet janë miratuar në Kuvend që nga data 13 prill. 

5 Maj 2023, 19:10 Nga I.A
Fondet për partitë politike/ KQZ: Shpërndarja nga buxheti i
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka sqaruar se ndara e fondit për partitë politike bëhet nga Buxheti i Shtetit. Në një njoftim në faqen zyrtare, KQZ bën me dije se fondet janë miratuar në Kuvend që nga data 13 prill. 

Njoftimi i Policisë:

Shpjegim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”, KQZ sqaron se:

Fondi për zgjedhje që përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 13.04.2023. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023". Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit

kqz ilirjan celibashi

Sondazh

Poll