Bota

Tërmeti i fuqishëm në Japoni/ Raportohen viktimat e para, 1 i vdekur, 21 të plagosur, shkatërrohen qindra banesa

Sizmiologët paralajmëruan banorët për pasgoditje dhe rrëshqitje të dheut në ditët në vijim, por thanë se nuk kishte rrezik për cunami.

5 Maj 2023, 18:07 Nga a.l
Tërmeti i fuqishëm në Japoni/ Raportohen viktimat e para, 1 i
Tërmet në Japoni

JAPONI- Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë qendrore mëngjesin e sotëm, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 21 të plagosur. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti me magnitudë 6.5 goditi rajonin qendror Ishikaëa në orën 14:42 (13:42, me orën Singapori) në një thellësi prej 12 km, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Sizmiologët paralajmëruan banorët për pasgoditje dhe rrëshqitje të dheut në ditët në vijim, por thanë se nuk kishte rrezik për cunami.

"Ishte një dridhje e madhe dhe e gjatë që zgjati rreth dy minuta. U ndjeva i frikësuar sepse lëkundjet vazhduan dhe vazhduan," i tha transmetuesit publik NHK një zyrtar i qeverisë lokale në qytetin e Suzu, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj.

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve në kryeqytetin Tokio se një person u raportua i vdekur dhe se kishte raportime të shumta për ndërtesa të shembura. 

Viktima ra nga një shkallë, tha një zyrtar i menaxhimit të krizës në Suzu, duke shtuar se 21 persona të tjerë ishin plagosur. Agjencia lokale e menaxhimit të zjarrit dhe fatkeqësive tha se të paktën tre struktura ishin shkatërruar me dy persona të bllokuar brenda. 

termet ne japoni

Sondazh

Poll