Bota

Gjyqi i parë në Angli për këtë çështje! Senatori nigerian dënohet me 9.5 vjet, tentoi t'i merrte një veshkë një të riu për vajzën e tij

Politikani, gruaja e tij Beatrice dhe një mjeke që luante rolin e ndërmjetësit u përballën me burgim të përjetshëm.

5 Maj 2023, 17:32 Nga k.m.
Gjyqi i parë në Angli për këtë çështje!
Ike Ekweremadu

NIGERI- Senatori 60-vjeçar nigerian Ike Ekweremadu u dënua me 9.8 muaj burg të premten nga një Gjykatë në Londër për tentativën për të transplantuar veshkën e një të riu në vajzën e tij, pa dijeninë e kësaj të fundit.

Senatori, gruaja e tij Beatrice dhe një mjeke që vepronte si ndërmjetës u shpallën fajtorë në mars për organizimin e transferimit të viktimës në Londër. Beatrice Ekweremadu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe mjekja Obina Obeta me 10 vjet burg. 21-vjeçari nga Lagos ishte një shitës ambulant, të cilit i ishte premtuar një punë në Britaninë e Madhe.

Të tre të pandehurit përballeshin me dënim të përjetshëm. Por ata u shpallën fajtorë sipas ligjit modern të punës britanike, hera e parë që ligji zbatohej në një rast transplantimi të paligjshëm.

"Ju të gjithë keni luajtur një rol në këtë tregti të dënueshme.Tregtia e organeve njerëzore është një formë skllavërie. Njerëzit dhe organet e tyre trajtohen si mallra që mund të blihen dhe shiten,"- tha gjykatësi Jeremy Johnson në shpalljen e vendimit të tij, të cilin të pandehurit e dëgjuan të tronditur.

Vajza e çiftit, Sonia 25-vjeçare, u shpall e pafajshme. Ajo ishte e pranishme në gjykatë dhe përshëndeti prindërit e saj nga distanca teksa Policia i shoqëroi ata jashtë sallës së gjyqit.

ike ekweremadu

Sondazh

Poll