Bota

U shkarkua nga posti si zëvendësministri i Mbrojtjes, 'Kasapi i Mariupolit' i bashkohet grupit mercenar 'Wagner'

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant pasi thuhet se u pushua nga puna. 

5 Maj 2023, 16:56 Nga a.l
U shkarkua nga posti si zëvendësministri i Mbrojtjes, 'Kasapi i
'Kasapi i Mariupolit'

RUSI- Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant pasi thuhet se u pushua nga puna. 

Dy video të postuara nga korrespondenti i luftës Alexander Simonov në Telegram tregojnë gjeneralkolonelin Mikhail Mizintsev të veshur me veshje luftarake ëagner teksa viziton një kamp stërvitor dhe viziton pozicionet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Bahmut. Muajin e kaluar, shërbimi i shtypit i themeluesit të Wagner Yevgeny Prigozhin tha se ai ofroi të punësonte Mizintsev një ditë pasi u raportua se u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes, shkruajnë mediat e huaja. 

Mizintsev, i cili orkestroi rrethimin e qytetit ukrainas të Mariupolit në muajt e parë të luftës së vitit të kaluar, u emërua zëvendësministër i mbrojtjes i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimin vetëm shtatorin e kaluar.

grupi wagner

Sondazh

Poll