Bota

TRONDITËSE në Britani/ Trafikoi një 15-vjeçar për t'i marrë veshkën për vajzën e tij të sëmurë, shpallet fajtor politikani nigerian dhe gruaja e tij

Ata tentuan t’i merrnin veshkën një 15-vjeçari për t’ia transplantuar vajzës së senatorit. 

5 Maj 2023, 16:39 Nga a.l
TRONDITËSE në Britani/ Trafikoi një 15-vjeçar për
Autoret

BRITANI- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Britani. Mediat e huaja raportojnë se një politikan i lartë nigerian është dënuar me 9 vite e 8 muaj burg, pasi ka marrë pjesë në një komplot për të siguruar një veshkë për vajzën e tij të sëmurë. Veshka do t'i merrej një 15-vjeçari që u trafikua në Londër. 

Ike Ekweremadu, 60 vjeç, një ish-zëvendës president i senatit nigerian, gruaja e tij, Beatrice, 56-vjeçare dhe Dr Obinna Obeta, 51 vjeç, u shpallën fajtorë për trafikimin e organeve sipas Aktit të Skllavërisë Moderne, shkruajnë mediat e huaja. Ata tentuan t’i merrnin veshkën një 15-vjeçari për t’ia transplantuar vajzës së senatorit. 

ike ekweremadu

Sondazh

Poll