Bota

ME VIDEO/ Pak orë para kurorëzimit historik, Charles III pritet me brohorima dhe urime nga qytetarët: Zot ruaj mbretin tonë!

Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit dhe ka mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota.

5 Maj 2023, 17:43 Nga a.l
ME VIDEO/ Pak orë para kurorëzimit historik, Charles III pritet me
Mbreti Charles takohet me qytetarët

ANGLI- Kanë mbetur edhe pak orë deri në kurorëzimin historik të mbretit Charls dhe gjithçka është gati në Britani për ceremoninë historike. Londra është mbushur me mijëra njerëz, ndërsa familja mbretërore bën provat e fundit dhe ka mirëpritur politikanët dhe “gjakblutë” nga e gjithë bota.

Mesditën e sotme, Mbreti Charles së bashku me Princin ëilliam kanë ecur jashtë Buckingham dhe kanë përshëndetur njerëzit që kanë qëndruar jashtë pallateve për të parë nga afër ceremoninë madhështore.  Ata shkëmbyen shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje me turmën, ndërsa të tjerët brohorisnin emrin e mbretit Charles, duke thirrur "Zot ruaj mbretin".

Mbreti dhe djali i tij, i cili shoqërohej nga gruaja e tij Kate, kanë biseduar me shumë njerëz dhe kanë pozuar selfie me ta. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll