Bota

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria: Kemi ngritur aktakuzë ndaj Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetajt

Ndërsa, për të pandehurin Malsor Mehmetaj prokuroria ka vendosur që t’i pushojë hetimet.

5 Maj 2023, 16:39 Nga I.A
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria: Kemi ngritur aktakuzë
Sahide Gashi

KOSOVË- Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Sahide Gashi, ka njoftuar se ëshë ngritur aktakuzë për tragjedinë e Gllogjanit, ku ishin vrarë tre persona. Aktakuza është ngritur ndaj Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt. Ndërsa, për të pandehurin Malsor Mehmetaj prokuroria ka vendosur që t’i pushojë hetimet.

“Pas hetimeve Prokuroria sot më 5 maj ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pejë kundër Kastriot Mehmetaj e Kreshnik Mehmetaj për vepër penale ‘vrasje’ si bashkëkryes të veprës. Kemi ngritur aktakuzë edhe kundër Halil Mehmetaj për vepër penale ‘shtytje në vepër të rëndë’. Pas përfundimit të hetimeve dhe shqyrtimit të të gjitha provave, Prokuroria për të pandehurin Malsor Mehmetaj nuk ka arritur të vërtetojë dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në krim, andaj Prokuroria ka marrë vendim që ndaj tij t’i pushojë hetimet”, ka theksuar Gashi.

Vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021, pak para orës 19:00. Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. U vranë shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Fillimisht u përfol për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla. Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare.

malsor mehmetaj kastriot mehmetaj kreshnik mehmetaj

Sondazh

Poll