Bota

Sulmi në Kapitol/ Krerët e grupit të ekstremit të djathtë 'Proud Boys' janë shpallur fajtorë për komplot

Tarrio, i cili mbahet në paraburgim që nga arrestimi i tij në mars të vitit 2022, nuk shfaqi ndonjë emocion kur po lexohej verdikti.  

5 Maj 2023, 16:07 Nga a.l
 
Sulmi në Kapitol/ Krerët e grupit të ekstremit të
Proud Boys

SHBA- Enrique Tarrio, ish-kreu i 'Proud Boys' dhe tre anëtarë të këtij grupi të ekstremit të djathtë janë dënuar për komplot për të sulmuar Kongresin amerikan gjatë tentativës së dështuar për ta mbajtur në pushtet ish-presidentin Donald Trump.

Vendimi u mor pasi për tre muaj me radhë u dëgjuan me dhjetëra dëshmitarë në njërën prej çështjeve më serioze gjyqësore, të ngritura lidhur me sulmin tronditës të 6 janarit. 

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka siguruar tashmë dënime për konspiracionin lidhur me rebelimin ndaj drejtuesve të grupe kryesore ekstremiste për të cilët prokurorët thonë se ishin të vendosur që ta mbanin jashtë Shtëpisë së Bardhë me çdo çmim Presidentin demokrat Joe Biden, shkruajnë mediat e huaja. 

Akuza shoqërohet me një dënim me burg deri në 20 vjet. Tarrio, i cili mbahet në paraburgim që nga arrestimi i tij në mars të vitit 2022, nuk shfaqi ndonjë emocion kur po lexohej verdikti.  

proud boys

Sondazh

Poll