Bota

Kallashnikov, silenciator dhe municione, zbulohet arsenali me armë në vendin ku u fsheh 21-vjeçari i masakrës së sotme në Serbi

Policia ka kryer kontrolle në banesën ku fshihej 21-vjeçari Uros B., autori i masakrës me 8 të vrarë dhe 14 persona të plagosur sot në Serbi.

5 Maj 2023, 15:46 Nga a.l
Kallashnikov, silenciator dhe municione, zbulohet arsenali me armë në
armët

SERBI- Policia ka kryer kontrolle në banesën ku fshihej 21-vjeçari Uros B., autori i masakrës me 8 të vrarë dhe 14 persona të plagosur sot në Serbi. Në banesën që ndodhej në Sehvshin, forcat policore kanë gjetur një karabinë optikë, një pistoletë sinjalizues, dy slienciatorë, një thikë gjuetie dhe armë të tjera, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie, 12 gëzhoja normale, 4 fishekë sinjalizues dhe 25 copë municion karabine, shrkuajnë mediat serbe. 

Pa kaluar 48 orë pas masakrës në një shkollë fillore, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend. 8 persona mbetën të vrarë dhe 14 të plagosur pas të shtënat që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Mlladenovc. Autori është 21-vjeçari Uroš B. Ai dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur të qëllojë në disa fshatra.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll