Bota

Masakra në Beograd/ “I treguat fëmijëve foto të njerëzve të vrarë dhe të gjymtuar”, Vuçiç ngelet pa fjalë nga gazetari (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ndjerë në siklet nga pyetja e parashtruar nga një gazetar, lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit

5 Maj 2023, 08:49 Nga m.s
Masakra në Beograd/ “I treguat fëmijëve foto të
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ndjerë në siklet nga pyetja e parashtruar nga një gazetar, lidhur me masakrën në shkollën e Beogradit, përkatësisht lidhur me publikimin e fotografive. Kreu i shtetit serb nuk është përgjigjur menjëherë, por iu deshën disa sekonda reflektim. Pyetja ishte tejet “goditëse”. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

“Ju thoni që fëmijët nuk shohin televizor, por a do të bënit diçka ndryshe tani… u treguat atyre fëmijëve foto të personave të vrarë dhe të gjymtuar (të supozuar si viktima të klanit kriminal të drejtuar nga i arrestuari Veljko Belivuk) dhe folët për të gjitha këto. A mendoni gjithashtu se kjo mund të ketë kontribuar në të? A do të bënit të njëjtën gjë sot?”, ka qenë pyetja e gazetarit.

Vuçiç mori kohën e tij, e më pas duke iu shmangur pyetjes, ai u përgjigj: “Shpresonim që sot të kishte një nderim për viktimat, të kishte respekt për viktimat… Sa i përket përgjegjësisë sime dhe shfaqjes së fotove, ato u treguan që diçka e tillë të mos ndodhte kurrë sërish”, ka përfunduar Vuçiç.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në mëngjes, në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar në orën 08:40, ku një nxënës i klasës së shtatë vrau tetë nxënës dhe një roje. 13-vjeçari qëlloi nga arma e të atit që e kishte me leje, ndërsa policia e arrestoi në oborrin e shkollës. /Dosja.al

aleksandër vuçiç masakra beograd

Sondazh

Poll