Politike

Platforma për krizën/ Opozita kërkon largimin e Hajdarit nga ‘Zgjedhorja’, Basha: Rama të zbatojë 5 pikat

Zbardhen 5 pikat e opozitës për zgjidhjen e krizës. Basha dhe Kryemadhi kërkojnë që 5 pikat të zbatohen nga Rama pasi sipas tyre kjo është vetmja zgjidhje. Opozita kërkon largimin e Hajdarit nga si përfaqësuese e opozitës së re nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Featured image of article: Platforma për krizën/ Opozita kërkon largimin e Hajdarit nga ‘Zgjedhorja’, Basha: Rama të zbatojë 5 pikat Kreu i PD Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Tiranë- Opozita e bashkuar ka publikuar platformën me 5 pikat për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore.

Në platformën e opozitës theksohet se Reforma Zgjedhore duhet të realizohet nga objekte zgjedhore që janë subjekt i hetimeve për vjedhje të zgjedhjeve. Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga drejtimi i këtij komisioni.

“Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare., thuhet në platformë.

Pas mbledhjes me aleatët kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se opozita e ka planin për zgjidhjen e krizës, të cilën i ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se nëse Rama nuk e zbaton dot, të hapë krahun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne kemi një plan, që e kemi çuar këtë plan te Rama, nëse nuk i gatshëm ta zbatojë të hapë krahun se e zbatojmë ne në Prokurori”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Ndërsa Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, për ftesën e Ramës për dialog deklaroi se Rama duhet të kthejë njëherë përgjigje për 5 pikat.  “Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim. Për ne është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë.”, u shpreh Kryemadhi.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

  • 12:54

    Zbardhen 5 pikat e opozitës për zgjidhjen e krizës politike

    5 pikat e platformës:

    1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

    1.1. Si një nga kushtet për integrimin e Shqipëriaë, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin  e reformës zgjedhore.

    1.2. Reforma e vërtetë Zgjedhore duhet të realizohet nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nuk janë objekt i hetimeve për vjehdjen e zgjedhjeve, si në dosjet nr. 184/2016 apo nr. 339/2017,

    1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

    1.4. Asnjë komision parlamentar , I drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

    1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

    2.Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi.

    2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

    2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi.

    2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

    3.    Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

    4.Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi, duke patur nën kontroll KQZ, policinë, shërbimin informativ, prokurorinë dhe gjykatat.

    5.Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

     

  • 11:59

    Zgjidha e krizës, Kryemadhi: Rama të zbatojë 5 pikat e platformës, me ne të takohet si humorist

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës, Edi Rama duhet të shikojë 5 pikat e platformës së PD-së. Sa i përket ftesës së Ramës për dialog ajo u shpreh se ne ta takohet vetëm si humorist.

    “Është një strukturë që thotë që palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një nga të huajt. E gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte janë kushte të domosdoshme që nxjerr vendin nga kriza. Zoti Basha nuk përfaqëson vetëm PD-në, përfaqëson vetëm opozitën. Ne kemi vazhdojmë axhendën tonë. Rama kërkon të ruajë vetëm kokën e tij. 9 kushtet e Gjermanisë do të pasohen nga kushtet e vendeve të tjera. Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim. Me ne se ai  takohet si humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë.”, u shpreh Kryemadhi.

     

  • 10:30

    Kriza politike/ Basha: Planin e zgjidhjes ia kemi çuar Ramës, nëse s'e zbaton të hapë krahun

    Lulzim Basha

    Kreu i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët ka deklaruar se opozita ka një plan për zgjidhjen e krizës të cilën i ka dërguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai ka theksuar se nëse Rama nuk e zbaton dot të hapë krahun.

    “Nuk është një çështje për Bashën apo për Ramën zgjidhja e krizës politike por për vendin.  Ne kemi një plan për t’a nxjerrë vendin nga kriza. Ne keni një plan për Reformën Zgjedhore. Ne kemi një plan, që e kemi çuar këtë plan te Rama, nëse nuk i gatshëm ta zbatojë të hapë krahun se e zbatojmë ne në Prokurori.”, u shpreh Basha.

Shto Koment