Politike

A do të marrë masa KQZ për vendimin e Ramës për bonusin e pensioneve? Celibashi: Nesër ose pasnesër do të vendosim

Po ashtu ai u ndal dhe te deklaratat e Alibeajt, se KQZ nuk iu ka dhënë paratë për fushatën zgjedhore.  

4 Maj 2023, 19:06 Nga I.A
A do të marrë masa KQZ për vendimin e Ramës për bonusin
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është shprehur se KQZ po vlerëson ankesat lidhur me bonusin e pensionistëve të premtuar nga kryeministri Edi Rama përpara zgjedhjeve të 14 majit. Gjatë një interviste për Panorama TV, Celibashi tha se në dy ditët në vijim, pasi të ketë shqyrtuar ankesat, KQZ do të marrë edhe një vendim lidhur me këtë çështje. Po ashtu ai u ndal dhe te deklaratat e Alibeajt, se KQZ nuk iu ka dhënë paratë për fushatën zgjedhore.  

Pyetje: Po bonusi i kryeministrit për pensionistët a është i paligjshëm?

Celibashi: Kjo është një çështje që ne po e vlerësojmë. Nesër besoj ose pasnesër do të kemi edhe vendimmarrjen përkatëse dhe do të vendosim.

Pyetje: Kryetari në detyrë i PD-së ka deklaruar se KQZ nuk na ka dhënë paratë për fushatën zgjedhore. Si qëndron e vërteta?

Celibashi: KQZ merr vendim për sasinë e parave që u shpërndahet partive politike nga buxheti i shtetit dhe kaq. Nuk di të them i kanë marrë apo nuk i kanë marrë këto para, por ne e kemi marrë vendimin. KQZ mund të bëjë një kërkesë nga pikpamja formale.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll