Art&Argëtim

Aksidentohet reperja Tayna mes Prishtinës, dalin pamjet e makinës lukzose, si është gjendja e saj (VD)

2 Tetor 2019, 06:39 Nga DOSJA
Aksidentohet reperja Tayna mes Prishtinës, dalin pamjet e makinës

Kosovë- Mbrëmjen e djeshme është aksidentuar reperja e njohur shqiptare Tayna. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, teksa këngëtarja po lëvizte me makinën e saj të tipit “Mercedes Benz” në ngjyrë të zezë.

Por pas aksidentit mediet kosovare shkruajnë se menaxherin i reperes, Rinor Hykollin ka thënë se gjendja e saj është e mirë. “Po është e vërtetë, ka qenë një aksident i vogël por pa lëndime. Tayna është shumë mirë, fajtor ka qenë personi tjetër që ka godit makinën e Taynës”, ka thënë ai.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme makina ka marrë dëme të lehta, thjesht janë tronditur pasagjerët.

Video marrë nga Telegrafi.com

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aksidentohet tayna aksidentohet tayna në prishtinë aksidentohet tayna aksidentohet tayna në prishtinë

Sondazh

Poll