Art&Argëtim

FOTO/ Londra nis ndërtimin e pishinës më të thellë në botë, me 350 shkallë, mbi ndërtesën 55 katëshe

1 Tetor 2019, 20:00 Nga DOSJA
FOTO/ Londra nis ndërtimin e pishinës më të thellë

LONDËR- Pishinat e thella  janë një element i rëndësishëm i vendpushimeve në plazhe dhe hotele të nivelit të lartë,  por me siguri nuk e keni parë një të tillë si kjo. ‘Compass Pools’ po planifikon të ndërtojë një pishinë me një thellësi të pafundme,  në majë të një ndërtese 55-katëshe në Londër, duke siguruar një pamje 360 ​​shkallë në horizontit.

Por ka vetëm një problem: Njerëzit janë të hutuar lidhur me këtë projket, pasi nuk e konceptojnë dot sesi të hynë dhe të dalin  nga pishina.

Në webfaqen e Compass Pools thuhet se notarët do të përdorin një shkallë spirale, bazuar në derën e një nëndetëseje që ngrihet nga kati i pishinës. Alex Kemsley, një projektues i pishinave dhe drejtor teknik për Pishina me Compass, tha për INSIDER se shkallët do të funksiononin si “një tub brenda në një tubi”.

“Tubi i parë është i prerë diku, pastaj përmes ujit do të krijojë një kalim. Ndërsa tubi i dytë do të shërbejë për të ndërtuar shkallët në dy ekstremet e pishinës.” –tha Kemsley.

Kompania zgjodhi të mos shtojë shkallët në pjesën e jashtme të ndërtesës ose pishinës, sepse do të prishte pamjen, por vendosi t’i krijojë ato nga brenda.

Kemsley shtoi se shkallët do të kontrolloheshin nga një kontrollues logjik i programueshëm për të siguruar që të gjitha bravat dhe valvulat të  funksionojnë në kohën e duhur.

Por kjo nuk ndaloi që njerëzit  të spekulonin sesi notarët do të futeshin brenda dhe jashtë pishinës.

Shumë njerëz e krahasuan dizajnin e pishinës me një eksperiment në jetën reale në lojën popullore të simulatorëve të jetës “The Sims” , gjë që është teje e rrezikshme.

Ndërtimi i kullës 55 katëshe mund të fillojë në vitin 2020, thanë Compass Pools, ndërsa në katet e kësaj ndëtese do të përfshihen një hotel me pesë yje, një banjë dhe apartamente.

Përveç mekanizmit të tij misterioz me hyrje-dalje, pishina do të ketënjë dysheme traspartente në mënyrë që notarët të mund të shohin mysafirët më poshtë dhe anasjelltas, si dhe një anemometër për të matur shpejtësinë e erës, duke siguruar që uji nuk derdhet poshtë në rrugë.

Burimi: businessinsider

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete londer ndertimi nis ne vitin 2020 pishina me 360 shkalle pishina me e thelle ne bote londer ndertimi nis ne vitin 2020 pishina me 360 shkalle pishina me e thelle ne bote

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Tetor 2019, 15:49

Stacioni Von Braun, hoteli i parë jashtëtokësor

Hapësirë – Në vitin 2025 pritet të bëhet edhe hapja e stacionit hapësinor Von Braun, i cili pritet të jetë edhe hoteli i parë jashtëtokësor në historinë e...