Bota

TRONDITET sërish Serbia/ E mitura plagos me thikë një nxënës dhe një mësues në shkollën fillore, arrestohet nga Policia

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në shkollën fillore 'Ruber Boskoviç'.

4 Maj 2023, 15:25 Nga a.l
TRONDITET sërish Serbia/ E mitura plagos me thikë një
Serbi

SERBI- Tronditet sërish Serbia! Një vajzë ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në një shkollë fillore në Serbi. Nga raportimet paraprake, bëhet me dije se vajza është neutralizuar me ndërhyrjen e policisë e cila më pas është shoqëruar menjëherë në komisariat, shkruajnë mediat serbe. 

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në shkollën fillore 'Ruber Boskoviç'. Raportohet se 15-vjeçarja është ish-nxënëse e kësaj shkollë. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje e cila vjen një ditë pas masakrës së ndodhur në shkollën fillore' Vladislav Ribnikar', ku një 14-vjeçar i identifikuar si Kosta Keçmanoviç vrau me armë zjarri 8 nxënës dhe rojen e sogurisë. 

Çfarë ndodhi në shkollën 'Vladislav Ribnikar” në Vraçar?

14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.

plagosje ne serbi

Sondazh

Poll