Aktualitet

Shfaqi probleme me shëndetin! Shoku i dhomës në burgun e Fierit njofton gardianët, ndërron jetë 52-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e burgut, e shkak dyshohet se ka qenë një infarkt.

4 Maj 2023, 09:28 Nga A.B
Shfaqi probleme me shëndetin! Shoku i dhomës në burgun e Fierit
Burgu

FIER- Simon Toska ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Toska vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi mëngjesin e sotëm shqetësime dhe komplikacione shëndetësore, e për pasojë u desh që të dërgohej në spital.

Ishte shoku i dhomës ai i cili konstatoi problemin shëndetësor e më pas njoftoi autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. Mirëpo, 52-vjecari mbërriti pa shenja jete në spitalin e Fierit. 

Sipas Drejtorisë së Burgjeve i dënuari një ditë më parë ka shfaqur lodhje dhe dhimbje trupi, por pas marrjes së një serumi është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore. Toska ishte arrestuar në vitin 2021, për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim./Dosja.al

vdes i burgosuri fier simon toska

Sondazh

Poll