Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë/ Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me pemën, shpëton pa lëndime të rënda (PAMJET)

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht me disa lëndime, ndërsa është transportuar në spitalin e Vlorës.

4 Maj 2023, 07:19 Nga A.B
Aksident i rëndë në Vlorë/ Shoferi humb kontrollin dhe
Makina

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm duke lënë pas një person të lënduar. Mjeti tip ‘Benz’ i cili ishte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga.

Si rrjedhojë e shpejtësisë drejtuesi ka humbur kontrollin duke goditur fillimisht pjesën anësore të rrugës më pas një kosh mbeturinash dhe më pas ka përfunduar e përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht me disa lëndime, ndërsa është transportuar në spitalin e Vlorës. Pritet që policia të zbardhë të tjera detaje për aksidentin./Dosja.al

aksident ne vlore aksident

Sondazh

Poll