Aktualitet

Shqiptari vjedh makinën e tenton të arratiset, pas kapjes godet policët

Shqiptari, i cili vodhi një makinë Audi Q2 në zonën e Primavalle rreth orës 3:30 të natës u identifikua nga agjentët falë sinjalit të antivjedhjes satelitore të montuar në automjet.

3 Maj 2023, 19:49 Nga I.A
Shqiptari vjedh makinën e tenton të arratiset, pas kapjes godet
Karabinieret

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali për vjedhje dhe dhunë ndaj policisë. Terzobinario shkruan se ngjarja ka ndodhur në 1 maj. Shqiptari, i cili vodhi një makinë Audi Q2 në zonën e Primavalle rreth orës 3:30 të natës u identifikua nga agjentët falë sinjalit të antivjedhjes satelitore të montuar në automjet.

Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas disa orësh mundi ta kapte. Por në këtë momenti i riu shqiptar tentoi t'i rrihte duke i sulmuar, por pas pak u prangos. Tani është nën hetim për vjedhje makine dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, si dhe për dëmtim të makinës.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll