Aktualitet

Arrestohet vrasësi në Shkodër/ Dronet e trembën, u fsheh tek një shtëpi, gruaja e tmerruar telefonoi Policinë

34-vjeçari ka qëndruar gjatë pasdites i fshehur pak metra larg banesës ku dyshohet se vrau Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare.

3 Maj 2023, 19:46 Nga k.m.
Arrestohet vrasësi në Shkodër/ Dronet e trembën, u fsheh tek
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas 21 orësh në kërkim, policia  e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur arrestimin e Lekë Vuksanit, 34-vjeçari që dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, Petrit Vuksanin, ngjarje e ndodhur mesditën e së martës në këtë qytet.

Pas kreu krimin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe armën tip kallashnikov. 34-vjeçari ka qëndruar gjatë pasdites i fshehur pak metra larg banesës ku dyshohet se vrau Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare.

Pas kontrolleve të policisë nëpër të gjithë zonën por edhe vëzhgimeve me drone, ai është ndjerë i frikësuar dhe në orët e mbrëmjes është futur me dhunë në shtëpinë e një gruaje, në rrugën “Pjetër Budi” duke e kërcënuar nën presionin e armës për t’a strehuar dhe për të mos njoftuar uniformat blu.

Këto të fundit, kanë arritur ta lokalizojnë 34 vjeçarin dhe pas negociatave edhe me forcat RENEA, mëngjesin e kësaj të mërkure, ka pranuar të bashkëpunojë dhe të mos kundërshtojë forcat e rendit. Lekë Vuksani më pas është arrestuar dhe në banesën ku ishte futur me dhunë i është gjetur edhe arma me të cilën ka kërcënuar gruan e shtëpisë por njëkohësisht edhe arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ndërkohë prokuroria e Shkodrës, po vijon hetimet për vrasjen  ku po merret ne pyetje 34 vjeçari. Pista kryesore është ajo e konfliktit për qiranë e banesës, ku ai nuk i ka paguar paratë pronarit dhe më pas e ka vrarë./TopChannel

leke vuksani vritet petrit vuksani

Sondazh

Poll