Aktualitet

“Do t’iu nxjerr gjithë Shqipërinë kundër”, Neritan Liçaj: Rama dhe Veliaj kanë marrë vendimin për të më shkarkua

2 Tetor 2019, 05:40 Nga DOSJA
“Do t’iu nxjerr gjithë Shqipërinë kundër”,

Tiranë- Aktori Neritan Liçaj ka deklaruar se është njoftuar se po përgatitet shkarkimi i tij nga puna për shkak se po mbron kauzën për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ai ka theksuar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj kanë marrë vendimin për ta shkarkuar atë. Artisti ka pohuar më tej se këtë gjë nuk do ta lejojë pasi kësaj qeveria do i nxjerrë kundër gjithë Shqipërinë.

“Jam informuar sot se po përgatitet shkarkimi im nga puna, nuk e di motivin, s’kam informacion tjetër dhe nuk më kanë thirrur për të ma thënë, por që qëllimi është i qartë: Bëhet për shkak se po qëndroj tek Teatri. Kjo është një gallatë dhe qyfyre shumë e madhe e më vjen vërtetë për të qeshur sepse punën unë e bëj si duhet. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë e kanë marrë këtë vendim për të më shkarkuar jam shumë i bindur. Nuk kam informacion për persona të tjerë që janë kërcënuar në një formë të tillë, ku pavarësisht se ka pasur edhe të tjerë që kanë treguar kundërshtim për prishjen e Teatrit Kombëtar, por që kam dalë çdo ditë dhe që kam qenë shumë aktiv jam vetëm unë. Kam qenë shumë më i dukshëm se të tjerët dhe më evident pasi kam marrë pjesë në protesta, takime në ambasada, e kudo. Kam qenë kundërshtues i fortë, jemi përplasur me policinë kur kryeministri bëri aktin më të turpshëm ndaj Teatrit. Kjo ka të bëjë me kundështimin e ashpër dhe të fortë, dhe mbase duan të më bëjnë shembull por në fakt kjo tregon fytyrën e tyre.

Nëse më heqin nga puna, do të ndjek të gjitha hapat juridike, kam studio shumë të fuqishme ligjore që do të më mbrojnë. Do të shkoj në ambasada, institucione, tek presidenti, media. Shkurt do të bëj gjithçka për t’jua ç’jerrë atë pak maskë që u ka mbetur. Do t’ju nxjerr gjithë Shqipërinë kundër, sepse e kanë gjithë Shqipërinë kundër. Mendoj se jam një aktor i mirë dhe besoj se jam në krehun e drejtë, ata janë në krahun e gabuar.”, është shprehur ai për Fax News.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Pak javë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet neritan licaj shembja e teatrit kombëtar shkarkimi i neritan liçajt neritan licaj shembja e teatrit kombëtar shkarkimi i neritan liçajt

Sondazh

Poll