Politike

Çfarë do bënte ndryshe për Tiranën? Rama 'sulmon' Veliajn: Sigurisht që unë do i bëja gjërat më mirë për kryeqytetin

Rama tha se do bënte më shumë se Veliaj dhe më mirë. 

3 Maj 2023, 08:42 Nga A.B
Çfarë do bënte ndryshe për Tiranën? Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në 'ëake up'. Gjatë intervistës ai u pyet për shumëçka, e një prej tyre kishte lidhje edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ai u pyet se çfarë do bënte më shumë për kryeqytetin, e si për habi, Rama tha se do bënte më shumë dhe më mirë. 

Pyetje-Do bëni ndryshe ju për Tiranën?

Rama: E para është themelore për një kryetar bashkie që të ketë derën e hapur, për të diskutuar për projekte dhe për të marrë mbështetje. Ka lindur me këmishë, se e kam në gjak atë eksperiencë aq shumë, sa e kap veten kur shkoj jashtë, jam me fiksime që mbeten, shoh ku i kanë kazanat e plehrave, a i kanë a nuk kanë plehrat. Duke e pasur në gjak këtë eksperiencë, e mbështes dhe e nxis Lali Erin. Pastaj ka gjëra që do i bëja ndryshe, që do i bëja më mirë nuk diskutohet, këto pastaj janë detaje. Gjërat që bëjmë i bëjmë bashkë, ai ka detyrë që të mendojë 24 orë për Tiranën. Duhet të vijë me propozime që nuk i mungojnë. 

edi rama

Sondazh

Poll