Politike

FUSHATA/ Këlliçi takohet me banorët në Laprakë: S’ka rrugë dhe ujë, pas 14 majit ju premtoj hekurudhën

Këlliçi ka garantuar qytetarët se do të jetë në krahë të tyre pas 14 majit, ndërsa shprehu shqetësimin se në Laprakë pronarët rrezikojnë të mbeten pa prona pasi nuk kanë certifikata pronësie

3 Maj 2023, 11:06 Nga m.s
FUSHATA/ Këlliçi takohet me banorët në Laprakë:
foto ilustruese

TIRANË- Belind Këlliçi, Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” akuzoi Veliajn për diskriminim të njësie administrative Laprakë. Ai ka zhvilluar takime me banorë të kësaj zone, të cilët paraqitën problematikat që ata hasin çdo ditë duke nisur nga mungesa e asfaltimit të rrugëve e deri tek institucionet arsimore.

Këlliçi ka garantuar qytetarët se do të jetë në krahë të tyre pas 14 majit, ndërsa shprehu shqetësimin se në Laprakë pronarët rrezikojnë të mbeten pa prona pasi nuk kanë certifikata pronësie, rrugët janë të amortizuara, në banesë nuk kanë ujë, mbetjet urbane janë ngado. Në takimin me Këlliçin, banorët ngritën shqetësimin e projektit të hekurudhës, i cili rrezikon t’i ndajë në dy pjesë, duke ndërprerë marrëdhëniet mes komunitetit dhe familjeve.

FUSHATA/ Këlliçi takohet me banorët në Laprakë:

PJESË NGA FJALA E KËLLIÇIT:

Fjala ime është që ai projekt do të bëhet realitet pas 14 majit. Mbikalimet që janë kaq të nevojshme në këtë zonë, që kërkohet me u lidh të dyja zonat bashkë, nuk kushtojnë asgjë në një buxhet prej 246 milionë eurosh që ka bashkia e Tiranës.

Shihni këtu, shihni ku kalojnë makinat përditë. Shife ku kalojnë makinat, shife këtë këtu! Kjo ka qenë kërkesë e banorëve, që kanë thënë: Belind na jep mundësinë që ne të tregojmë realitetin se nuk e shohim kurrë, as në media as në rrjete sociale, askund. Unë jam këtu për t`i shërbyer qytetarëve. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të kenë më dallime. As të djathtë e as të majtë, as me parti e as pa parti. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Imagjinoni një nënë të re, me karrocën me fëmijë, që kalon në këtë rrugë. Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë! Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe Kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprak. Jemi 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga “Sheshi Skënderbej”. Kalojnë fëmijë këtu, a kalojnë fëmijët tuaj këtu, nipër e mbesa?! Kalojnë këtu çdo ditë. Çdo ditë”,-tha Këlliçi, duke vënë theksin te faktin se pastrimi është një nga arsyet e aferës së inceneratorëve, që sot i kushton miliona euro taksapaguesve.

Jeni me ju mbajt peng me ju marr votën, këtë e dinë njerëzit. Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua.

belind kellici laprake fushata 2023

Sondazh

Poll