Politike

"Me rëndësi të bëni pyetje të VËSHTIRA"/ Dita e Lirisë së Shtypit, mesazhi i Yuri Kim për gazetarët: Mos nënvlerësoni rëndësinë e asaj që po bëni

Gjatë takimit ambasadorja theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë.

3 Maj 2023, 10:48 Nga A.B
"Me rëndësi të bëni pyetje të VËSHTIRA"/
Yuri Kim me gazetaret

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme një takim me gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Medias. Gjatë takimit ambasadorja theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

POSTIMI:

“Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri. Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike”.

yuri kim

Sondazh

Poll