Politike

Të mbështesin bandat për të qenë në krye të Bashkisë? Sako: Nuk kam koment!

Sako ka deklaruar se ajo përballet me rivalin e saj me një sërë punësh dhe arritjesh që bashkia ka bërë.

1 Maj 2023, 22:54 Nga I.A
Të mbështesin bandat për të qenë në krye të
Emirjana Sako

DURRËS- Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka mohuar të përgjigjet nëse është ndjerë e shantazhuar apo vënë nën trysninë e ndonjë bande sa ka qenë në cilësinë e kryetares së Bashkisë. E ftuar në emisionin 'Top Story' në Top Channel, Sako ka deklaruar se ajo përballet me rivalin e saj me një sërë punësh dhe arritjesh që bashkia ka bërë.

Duma: Thuhet në publik që në Durrës fitohet përmes bandave, e ndjeni këtë mbështetje?

Sako: Nuk kam koment për këtë. Bashkia është një institucion transparent ku mund të hyjnë të gjithë qytetarët, unë nuk kam përjetuar asnjë lloj trysnie nga asnjë grupim. Unë përballem me kandidatin tjetër me një bilanc punësh të realizuara, rindërtimi ka qenë një problematikë për qytetin e Durrësit por është kthyer në fakte konkrete të shtëpive të realizuara, janë mbyllur rreth 744 shtëpi ku akomodohen njerëz, janë bërë rreth 18 shkolla. Ka qenë një mandat relativisht i shkurtër ku kemi punuar në akse rrugore në pemë e ndriçues.

emirjana sako

Sondazh

Poll