2 Maj 2023, 09:34
Nga A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Bledar Zenelit. Ky i fundit është akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”.
NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.185/2021, në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli, i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 232/a dhe 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.
Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
bledar zeneli
Aktualitet
2 Maj 2023, 09:13
A.B
Jani Rustemaj dhe nena
TIRANË- Ishte nëna e Jani Rustemajt, të riut që ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë pas...
Aktualitet
2 Maj 2023, 09:03
A.B
Jani Rustemaj
TIRANË- Ky është Jani Rustemaj, 27-vjeçari i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë p&e...
Aktualitet
2 Maj 2023, 08:39
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ka...
Aktualitet
2 Maj 2023, 08:39
A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me gjendjen shëndetësore të&nb...
Aktualitet
2 Maj 2023, 07:10
A.B
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe me inten...
Aktualitet
1 Maj 2023, 22:59
I.A
Nazif Feta
BERAT- Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë bagëti, një kasapi nga Tirana, i prezantuar...
Aktualitet
1 Maj 2023, 21:39
I.A
Policia
VORË- 72-vjeçari Qazim Budlla që qëlloi gruan e tij më sëpatë pas kokë është arrestuar nga...
Aktualitet
1 Maj 2023, 21:22
I.A
Foto Ilustruese
VORË- Detajë të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme n&...
Aktualitet
1 Maj 2023, 21:08
I.A
VORË- Qazim Budlla është 72-vjeçari që qëlloi gruan e tij me sëpatë në kokë. Pas një konflikti me mot...
Aktualitet
1 Maj 2023, 21:04
I.A
Foto Ilustruese
VORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë, ku një burrë ka qëlluar ...