Politike

Ilir Meta komenton posterin e Ramës: Ka probleme psiqike, nxjerr veten duke qeshur dhe ne të mërzitur

Meta deklaroi se Rama ka "probleme psiqike" dhe prandaj ka vendosur këto postera në të gjithë vendin. 

1 Maj 2023, 22:27 Nga I.A
Ilir Meta komenton posterin e Ramës: Ka probleme psiqike, nxjerr veten duke
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar posterat e Partisë Socialiste me sloganin "Kurrë më mbrapa, vetëm përpara", ku shfaqet Edi Rama duke buzëqeshur dhe portretizohet si e ardhmja, ndërsa Berisha dhe Meta shfaqen bardhë e zi dhe të mërzitur.  I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta deklaroi se Rama ka "probleme psiqike" dhe prandaj ka vendosur këto postera në të gjithë vendin. 

"I drejtohet problemeve të veta, sepse ka probleme. Ai bën poster në të gjithë vendin, që del vetë duke qeshur dhe vë të tjerët si të mërzitur, me kokën ulur në errësirë, ka probleme psiqike. Tregon abuzimin me pushtetin, e dimë që janë vënë me forcë, janë kundër të gjithë rregullave. Ai ka problemet e veta. Jam këtu në respektin tuaj dhe të qytetarëve. Është mirë që ti lërë këto marrëzi dhe ti nxjerrë kandidatë përballë kandidatëve të koalicionit "Bashkë Fitojmë", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll