Bota

SHBA bën bilancin: Rusia ka pësuar 100 mijë viktima në Bakhmut që nga dhjetori

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se SHBA beson se rreth 20,000 trupa ruse janë vrarë që nga dhjetori.

2 Maj 2023, 08:52 Nga f.i
SHBA bën bilancin: Rusia ka pësuar 100 mijë viktima në
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se forcat e armatosura ruse kanë humbur më shumë se 100 mijë burra që nga dhjetori. Mediat e huaja raportojnë se duke detajuar vlerësimet e fundit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se SHBA beson se rreth 20,000 trupa ruse janë vrarë që nga dhjetori.

Gjysma e tyre janë nga grupi ushtarak privat Wagner, tha Kirby, duke shtuar se vlerësimi bazohet në inteligjencën amerikane të sapodeklasifikuar.

"Luftat rreth qytetit të Bakhmutit janë ende intensive, por ofensiva ruse ka dështuar. Moska nuk ka arritur asnjë objektiv strategjik dhe një pushtim i mundshëm i Bakhmutit nuk garanton asnjë avantazh".-theksoi Kirby.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll