1 Maj 2023, 20:09
Nga I.A
Sali Berisha
PASKUQAN- Kryetari i Partisë Pemokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët që me 14 maj të dynden në kutiat e votimit dhe të votojnë kandidatin e opozitës. Gjatë një takimi me qytetarët në Paskuqan, Berisha u shpreh se qytetarët në një vit kanë shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë se zakonisht. Kryedemokrati po ashtu ironizoi dhe rritjen e rrogës së Presidentit Bajram Begaj, ndërkohë që shtoi se shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë.
"Këto ditë pasi e kemi kritikuar, është marrë me rrogat, mashtrues i paskrupullt. Mund ti thuash çdo gjë, por nuk mund të prishë njeriu gojën. Dhe ç’bëri, ja rrita tha rrogën presidentit të Republikës, 4 milionë e 600 mijë lekë. E di çdo të thotë kjo? Kjo është shpirtkamzëri. Po pse? Sepse me atë akt që bëre ti, diferencën mes rrogës së presidentit dhe rrogës së pastrueses, e cila ishte 8-10 herë, e bëre 15 herë. Po pse u dashka të marrë presidenti rrogë 15 herë më të lartë se sa punonjësja e tij aty. Në diktatura bëhen këto, por në vende të lira nuk bëhen kurrë këto. E ku paska qenë problemi, rroga e presidentit. Jo more zotëri, nuk ishte problem rroga e presidentit, sepse presidenti, deputeti edhe ministri, me ato rroga e kalojnë mirë, por problem është rroga e ulët, e mesme, problem është rroga e familjeve me shumë fëmijë. Problem i tmerrshëm është ndihma ekonomike. Çdo qytetar nga vjet gjer sivjet, ka shpenzuar vetëm për ushqime 430 mijë lekë më shumë, dy pensione më shumë. Ka shpenzuar pothuajse një rrogë më shumë. Po pse kështu, çfarë bëri ky. Sepse ky i ngriu rrogat. Rrogat u ngrinë, por çmimet u rritën dhe i rriti vetë. Çmimet rriten. Në kushte tregu, kushti themelor i një ekonomie të shëndetshme është rritja progresive e çmimeve. Por çfarë bën qeveria, rrit rrogat. Ju jeni dëshmitar, 2005-2013 dyfishuam rrogat dhe pensionet. Edhe çmimet u rritën, ato nuk i ndalon kurrë, por sa u rritën, u rritën 40%, 60 % i rritjes së rroga i mbeti në xhep dhe ajo jepte shpresë, besim se viti tjetër do të ishte më i mirë. Ndaj dhe shqiptarët nga viti në vit, nga 2007-2014 u shtuan në Shqipëri, u rrit numri në Shqipëri. Ndërsa ky rriti çmimet, gozhdoi rrogat. Ky ndjek një politikë absolutisht antishqiptare dhe çnjerëzore. Ikin, ikin çdo ditë. Cila është përgjigja e tij për ikjen. Përgjigja e tij për ikjen, do të marrin nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Po pse do të marrim ne nga Bangladeshi, nga Sri Lanka. Pse të mos punojmë ne që këta djem, këta të rinj të rrinë këtu. Të shkollohen, punësohen, të krijojnë biznese, familje. Jo në asnjë mënyrë, të ikin se ata nuk votojnë, kurse këta votojnë dhe rroga e tyre nga rrezikon pushtetin," tha Berisha.
sali berisha
Politike
1 Maj 2023, 20:08
I.A
Sali Berisha
PASKUQAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Ramën për konflikt interesi, në dhë...
Politike
1 Maj 2023, 19:55
I.A
Sali Berisha
PASKUQAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sërish në debat televiziv kryeministrin Edi Rama. Gjatë nj...
Politike
1 Maj 2023, 18:56
I.A
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama në përfundim të fushatës së tij elektorale në Pogradec ka kërkuar mbledhje...
Politike
1 Maj 2023, 18:12
I.A
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën e tij elektorale në Pogradec. Ghjatë takimit me banorët, Rama ka për...
Politike
1 Maj 2023, 16:37
a.d
Foto ilustruese
TIRANË- Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, qytetarët kanë ngritur shqetësimin se nuk do arrijnë dot t&eum...
Politike
1 Maj 2023, 16:23
I.A
Ardian Nikulaj
ANGLI- Gjykata britanike ka lënë në burg Edmond Haxhian, si dhe dy britanikët, që akuzohen si të përfshir...
Politike
1 Maj 2023, 14:49
k.m.
Edi Rama
SHBA- Charles McGonigal, zyrtari i lartë i FBI-së, i akuzuar tani për shkeljen e sanksioneve dhe ligjeve të pastrimit të...
Politike
1 Maj 2023, 13:51
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon ndëshkim për këdo që flet në këmbim...
Politike
1 Maj 2023, 13:44
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kundërshton harën e re gjyqësore. Në një konferenc&e...
Politike
1 Maj 2023, 13:35
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi deklaron se Erion Veliaj ka 7 ...