Politike

Arlind Qori: Fshati dhe qyteti janë të lidhura organikisht, do u sigurojmë çdo nxënësi një vakt ushqimor

Gjatë një postimi në Facebook, Qori ka deklaruar se fshati dhe qyteti janë të lidhur organikisht dhe se pa njëri-tjetrin nuk bëjnë dot.

1 Maj 2023, 21:01 Nga I.A
Arlind Qori: Fshati dhe qyteti janë të lidhura organikisht, do u
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati për bashkinë e Tiranës nga 'Lëvizja Bashkë' Arlind Qori ka vizituar fshatin e Kamzës ditën e djeshme. Gjatë një postimi në Facebook, Qori ka deklaruar se fshati dhe qyteti janë të lidhur organikisht dhe se pa njëri-tjetrin nuk bëjnë dot. Po ashtu Qori u shpreh se kur të vijë ai në krye të bashkisë, nxënësve në shkolla do u sigurohet një vakt ushqimor.

Postimi i Plotë:

Fshati dhe qyteti janë të lidhur organikisht. Lëvizja BASHKË synon të lidhë shkollën dhe jetën ekonomike rurale. Përmes programit "Ferma në shkollë", ne do t'i sigurojmë çdo nxënësi një vakt ushqim në shkollë, i cili do të gatuhet nga produktet bujqësore e blegtorale të fermerëve të Tiranës. Në këtë mënyrë ushqimi i shëndetshëm dhe edukimi me orar të zgjatur do të kontribuonin në vitalizimin e ekonomisë rurale.

arlind qori

Sondazh

Poll