Politike

Shmangu ngjyrën e PS-së në posterat elektoralë, Benet Beci: Beteja nuk është politike

Beci u shpreh se kjo ka të bëjë më konceptin e fushatës dhe se kjo ngjyrë nuk ka të bëjë me pjesën politike.

1 Maj 2023, 22:10 Nga I.A
Shmangu ngjyrën e PS-së në posterat elektoralë, Benet Beci:
Benet beci

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit, Benet Beci, ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani. I ftuar në emsionin “Open” në News 24, Beci tha se zgjedhjet janë bashkiake, ndërsa u shpreh se beteja nuk është PS-PD dhe nuk ka pse të marrë sfond politik.

“Zgjedhjet janë bashkiake dhe nuk e di pse kanë marrë peshë politike herë pas here. Beteja nuk është PS-PD. Nuk ka rëndësi nga vjen një kryebashkiak, ka rëndësi si punon dhe si menaxhon qytetin. Diskursi politik është në nivel tjetër, kur zgjidhet kreu i bashkisë, zgjidhen problemet e një parku, një rruge, etj. Në këtë aspekt kërkon ta kthej debatin. Pjesa e betejës për bashkinë mbetet brenda menaxhimit dhe jo pjesës politike”, tha ai.

I pyetur se pse ka zgjedhur që posterat e tij të mos kenë të njëjtën ngjyrë me kandidatët e tjerë, Beci u shpreh se kjo ka të bëjë më konceptin e fushatës dhe se kjo ngjyrë nuk ka të bëjë me pjesën politike.

Gjithë eksperiencën time të investimeve dhe qyteteve e kam pasur në drejtim me këtë pozicion. Posterat e mi kanë të bëjnë me gjithë konceptin e fushatës. Portokallia është ngjyrë energjike dhe e zhvillimit. E kam pasur dhe në FSHZH dhe e kemi pasur për të njëjtin koncept. Është drejtpërdrejt për punën. Është koncepti i punës. Ngjyra është për të pasur një linjë, nuk ka të bëjë me pjesën politike. Unë pretendoj vota që janë dakord për të ndryshuar qytetin, të majta apo të djathta. Çdo votë do e kërkoj si votë të besimit”, tha Beci.

benet beci

Sondazh

Poll