Politike

Meta-Ramës: Karagjozi t'i nxjerrë kandidatët popullit shqiptar dhe po ka gjë me mua të vijë këtu

 Meta i bëri thirrje Ramës ti nxjerrë kandidatët e tij përballë atyre të koalicionit dhe të mos fyejë më shqiptarët.

1 Maj 2023, 21:48 Nga I.A
Meta-Ramës: Karagjozi t'i nxjerrë kandidatët popullit
Ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e etiketon në fushatë si "Like floriri" dhe e ka shënjestruar sëbashku me Sali Berishën, si politikanë të vjetër e të konsumuar. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Meta u shpreh se koalicioni "Bashkë Fitojmë" e ka bazuar fushatën te problemet e qytetarëve dhe jo në propagandë, ndërkohë që akuzave të Ramës i është përgjigjur me një të qeshur të madhe dhe e ka quajtur "llaxore".

"Çfarë i ofron qytetarëve kjo? Ku ta përqendrojë ai? Shiko strukturën e shpenzimeve të Tiranës. Tregon si kanë rënë investimet kapitale nga 2016, ka rënë në 18%. Janë shtuar shpenzimet për ahengje, për paga. Investimet, nga 34% kanë përfunduar në 18%. Çfarë të thotë ai? Nga 4 mijë vetë që kishte Bashkia e Tiranës, sot ka 8 mijë vetë. Ky që tha që do të ulë numrin e të punësuarve. Çfarë të thotë ky? Çfarë t’ju thotë atyre të Astirit? Po atyre të freskut që u ka hequr ujin? Kush jam unë, e dinë qytetarët. Por, që Shkodra të votojë këtë, që i hoqi drejtorinë e arsimit? Ja hoqi Shkodrës ky. Ka hequr drejtorinë e arkivave të Shkodrës dhe e ka çuar në një rreth tjetër. Ai t’ju bëjë thirrje grave të mbyllin burrat, nuk ka problem. Le të vazhdojë ai, ne vazhdojmë me autobusin e Belos," tha Meta.

 Meta i bëri thirrje Ramës ti nxjerrë kandidatët e tij përballë atyre të koalicionit dhe të mos fyejë më shqiptarët.

"Kjo është gabim. Ai nuk ka asnjë kandidat, që të dalë përballë kandidatëve të koalicionit tonë. E ka ftuar Këlliçi, Boçi, Cara dhe ai nuk del. Prandaj kërkon të spostojë vëmendjen nga dështimi total. Prandaj ne kemi Belind Këlliçin. Kemi Luçiano Boçin, Igli Carën. Këta janë njerëzit e duhur. Ne nuk kemi fare kundërshtar, por kemi një llaxore që ju bën thirrje grave të mbyllin burrat në shtëpi. I them karagjozit ti nxjerrë kandidatët dhe të mos fyejë më shqiptarët. Po ka gjë me Ilir Metën të vijë këtu. Por, të nxjerrë kandidatët popullit shqiptar. Të nxjerrë këtë të Tiranës, të dalë me këtë djalin që ka program dhe të bëjë debat. Të nxjerrë atë të Durrësit me Igli Carën. Këtë punë të bëjë ai," tha Meta

ilir meta

Sondazh

Poll