Bota

U kap i dehur në timon dhe tregoi patentën e falsifikuar me foton e Boris Johnson, arrestohet 35-vjeçari në Holandë

Oficerët u thirrën për të hetuar një aksident pranë urës Emma në qytetin verior pak pas mesnate.

1 Maj 2023, 22:23 Nga a.l
U kap i dehur në timon dhe tregoi patentën e falsifikuar me foton e
Patenta

HOLANDË- Një 35-vjeçar u arrestua në Groningen, Holandë pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe më pas ka treguar patentën me foton e ish-kreyministrit britanik, Boris Johnson. Oficerët u thirrën për të hetuar një aksident pranë urës Emma në qytetin verior pak pas mesnate.

Ata gjetën një makinë të braktisur që ishte përplasur me një shtyllë. Policia më vonë mori informacion se shoferi ishte duke qëndruar në urë. 

Personi nuk mundi ta identifikonte veten dhe refuzoi të bënte një analizë të frymëmarrjes”, tha zëdhënësi i policisë Thijs Damstra.

Pas kontrollit në makinën e burrit, policia zbuloi një patentë shoferi të falsifikuar ukrainas që mbante emrin "Boris Johnson", e kompletuar me një fotografi të ish-kryeministrit britanik dhe datëlindjen e tij. Dokumenti mashtrues u “lëshua” në vitin 2019 dhe u rendit si i vlefshëm deri në vitin 3000, shkruajnë mediat e huaja. 

“Fatkeqësisht për këtë person, ne nuk ramë pas falsifikimit të tij”, tha policia e Groningenit në llogarinë e tyre në Instagram.

Damstra konfirmoi se Johnson i vërtetë nuk ishte në Holandë në kohën e incidentit.

arrestime ne holande

Sondazh

Poll