1 Maj 2023, 20:04
Nga a.l
Lufta në Sudan
SUDAN- Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se më shumë se 800,000 njerëz mund të largohen nga Sudani për në vendet fqinje mes luftimeve të ashpra në vend.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se tani po punonte me një shifër planifikimi të qindra mijëra njerëzve që ikin nga dhuna që shpërtheu në Sudan më 15 prill, shkruajnë mediat e huaja.
“UNHCR, me qeveritë dhe partnerët, po përgatitet për mundësinë që mbi 800,000 njerëz mund të ikin nga luftimet në Sudan për në vendet fqinje. Shpresojmë që të mos arrihet deri te kjo, por nëse dhuna nuk ndalet, do të shohim më shumë njerëz të detyruar të largohen nga Sudani duke kërkuar siguri”, tha shefi i agjencisë Filippo Grandi në një postim në Tëitter.
Shifra të tilla planifikimi nuk do të thotë se OKB-ja pret domosdoshmërisht që ky numër njerëzish të ikin, por se beson se është e mundur dhe po shtron plane për të përmbushur nevojat masive që mund të lindin.
Më shumë se 500 njerëz janë raportuar të vrarë që nga shpërthimi i luftimeve midis shefit të ushtrisë sudane Abdel Fattah al-Burhan dhe Mohamed Hamdan Daglo, i cili komandon Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake. Kaosi dhe gjakderdhja, tashmë në javën e tretë, kanë shkaktuar një eksod masiv në vendet fqinje, duke përfshirë Egjiptin, Çadin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
lufta ne sudan
Bota
1 Maj 2023, 19:53
a.l
Roterdam
HOLANDË- Qyteti portual holandez i Roterdamit ditët e fundit është tronditur nga një numër gjithnjë&...
Bota
1 Maj 2023, 19:42
a.l
Joe Biden
SHBA- Joe Biden ka folur në Shtëpinë e Bardhë për kolapsin e 'First Republic Bank', duke këmbëngulu...
Bota
1 Maj 2023, 19:26
a.l
Autori i masakrës në SHBA
SHBA- Personi i kërkuar për të shtënat fatale ndaj pesë fqinjëve të tij,...
Bota
1 Maj 2023, 19:29
I.A
Pallati
ANGLI- Një pallat vetëm për gra do të ndërtohet në Angli. Dailymail shkruan se ndërtuesit në Londë...
Bota
1 Maj 2023, 19:19
a.l
Ushtarët rusë
RUSI- Guverantori rus i Sevastopol, Mikhail Razvozhayev deklaroi se forcat detare dhe të mbrojtjes ajrore ruse po zmbrapsin n...
Bota
1 Maj 2023, 19:12
a.l
Pamje nga lufta në Bakhmut
UKRAINË- Gjenerali ukrainas, Oleksandr Syrskyi tha se luftimet në terren janë mjaft të ndërl...
Bota
1 Maj 2023, 19:08
a.l
Troy Patterson
SHBA- Detektivi Troy Patterson ndërroi jetë 33 vjet pasi u qëllua nga tre kriminelë që përpiqeshin ta gr...
Bota
1 Maj 2023, 18:59
a.l
Miroslav Lajçak
KOSOVË- I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak th...
Bota
1 Maj 2023, 18:40
I.A
Ukraine
UKRAINË- Rusia ka lëshuar një seri raketash në qytetet e Ukrainës në sulmin e dytë para agimit në tre dit&e...
Bota
1 Maj 2023, 18:17
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimit Putin po planifikon të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar, që do t...