Bota

DETAJE/ Masakra me 5 të vrarë në Teksas, autori i shpallur në kërkim ishte depërtuar katër herë në SHBA

Statusi aktual i imigracionit të Oropesws është i paqartë dhe nuk dihet se sa kohë ai kishte qëndruar në SHBA që nga largimi i tij i fundit.

1 Maj 2023, 19:26 Nga a.l
DETAJE/ Masakra me 5 të vrarë në Teksas, autori i shpallur
Autori i masakrës në SHBA

SHBA-  Personi i kërkuar për të shtënat fatale ndaj pesë fqinjëve të tij, përfshirë një 9-vjeçar, javën e kaluar në Cleveland të Teksasit, hyri ilegalisht në SHBA dhe ishte larguar nga zyrtarët e imigracionit të paktën katër herë. Lajmi është bërë i ditur nga  një burim brenda Emigracionit në SHBA.

I dyshuari, i identifikuar si Francisco Oropesa Perez-Torres nga ICE, është depërtuar për herë të parë në mars 2009, tha burimi i ICE, shkruan CNN.

Në një kohë dhe vendndodhje të panjohur, Perez-Torres u kthye në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe u kap nga Operacionet e Zbatimit dhe Largimit të ICE në shtator 2009, janar 2012 dhe korrik 2016”, thuhet në burim.

Statusi aktual i imigracionit të Oropesws është i paqartë dhe nuk dihet se sa kohë ai kishte qëndruar në SHBA që nga largimi i tij i fundit. Në vitin 2012 është dënuar me burg pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

masakra ne teksas

Sondazh

Poll