Bota

Dështimi i bankës së tretë në SHBA/ Biden reagon pas falimentimit të 'First Republic Bank': Siguria e sistemit bankar mbetet prioritet

Gjigandi bankar i investimeve, 'JP Morgan' ndërhyri për të rrëmbyer depozitat aktive të bankës me bazë në Kaliforni, huadhënësi i tretë amerikan që dështon këtë vit.

1 Maj 2023, 19:42 Nga a.l
Dështimi i bankës së tretë në SHBA/ Biden reagon pas
Joe Biden

SHBA- Joe Biden ka folur në Shtëpinë e Bardhë për kolapsin e 'First Republic Bank', duke këmbëngulur se siguria e sistemit bankar të SHBA ishte parësore.

Gjigandi bankar i investimeve, 'JP Morgan' ndërhyri për të rrëmbyer depozitat aktive të bankës me bazë në Kaliforni, huadhënësi i tretë amerikan që dështon këtë vit, shkruan The Guardian. 

"Kam kënaqësinë të them se rregullatorët kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar shitjen e bankës First Republic, duke u siguruar që të gjithë depozituesit të mbrohen dhe tatimpaguesit të mos jenë në grep. Këto veprime do të sigurojnë që sistemi bankar të jetë i sigurt dhe i shëndoshë. Dhe kjo përfshin mbrojtjen e bizneseve të vogla në të gjithë vendin që duhet të bëjnë listën e pagave për punëtorët dhe bizneset e tyre të vogla", tha Biden. 

Gjiganti bankar i investimeve 'JP Morgan' do të marrë përsipër Bankën First Republic. Lajmin e ka konfirmuar Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave. Në njoftim thuhej se për të gjitha depozitat dhe asetet që i përkasin 'First Republic Bank' tani e tutje do të kujdeset kompania investuese bankare 'JP Morgan'. Kjo është banka e 3 amerikane që falimenton brenda pak muajsh, bashkë me 'Banka Silicon Valley' dhe 'Signature Bank of America'.

first republic bank 

Sondazh

Poll