Bota

Beteja për Bakhmutin/ Shtëpia e Bardhë: Ofensiva ruse në rajonin lindor të Ukrainës ka dështuar

Gjysma e tyre janë nga grupi ushtarak privat Wagner.

1 Maj 2023, 20:45 Nga a.l
Beteja për Bakhmutin/ Shtëpia e Bardhë: Ofensiva ruse në
Lufta në Ukrainë

SHBA- Shtëpia e Bardhë vlerson se Rusia ka pësuar 100,000 viktima vetëm në pesë muajt e fundit të luftimeve në zonën e Bakhmut.

Duke detajuar vlerësimet e fundit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se SHBA beson se rreth 20,000 trupa ruse janë vrarë që nga dhjetori. Gjysma e tyre janë nga grupi ushtarak privat Wagner. Sipas tij, vlerësimi bazohet në inteligjencën amerikane të sapodeklasifikuar, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ofensiva ruse në Bakhmut, në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ka “ngecur” dhe “dështuar”, shtoi Kirby.

Moska e ka përqendruar luftën e saj në rajonin e Donbasit muajt e fundit, veçanërisht në qytetin Bakhmut të Donetskut. Megjithatë, mendohet se Bakhmut nuk është kapur plotësisht nga forcat ruse dhe ushtarët ukrainas kanë filluar kundërofensiva në zonë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll