Politike

Berisha-Ramës: Hajde hapim tefteret e shtetit. Baxhanaku yt ka fituar mbi 100 tendera, thjeshtra po shkatërron studiot e arkitektëve

Ndërsa, sipas Berishës, vajza e Linda Ramës fiton çdo tender nga institucionet e shtetit, duke bërë që të çoj drejt falimentimit studiot e arkitektëve në Tiranë.

1 Maj 2023, 20:08 Nga I.A
Berisha-Ramës: Hajde hapim tefteret e shtetit. Baxhanaku yt ka fituar mbi
Sali Berisha

PASKUQAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Ramën për konflikt interesi, në dhënien e tenderave për të afërmit dhe rrethin familjar. Berisha në një takim me qytetarët u shpreh se baxhanaku i Ramës Armando Frangu ka fituar 100 tendera. Ndërsa, sipas Berishës, vajza e Linda Ramës fiton çdo tender nga institucionet e shtetit, duke bërë që të çoj drejt falimentimit studiot e arkitektëve në Tiranë.

"E kam ftuar dhe e ftoj, hajde këtu dil para qytetarëve. Ti ke familjar, unë kam familjar, ti marrim njëherë tefteret e shtetit të gjitha. Të dalë, çfarë tenderash kanë fituar familjarët e mi nga shteti dhe çfarë tenderash kanë fituar familjarët e tu. Me ligj familjarët tanë nuk mund të fitojnë tendera. Ligji nuk e lejon. Ligji nuk e lejon pushtetarin të përdorë pushtetin e tij për ti dhënë tendera familjarit të vet. Që në atë moment është vjedhje, është përdorim i pushtetit për të pasuruar veten. Nuk del dot, sepse i nxjerr unë këtu të paktën 100 tendera për Armando Frangun, baxhanakun e tij, të paktën 100 ja nxjerr një e nga një. Ja këtu. I nxjerr me dhjetëra tendera për thjeshtrën. Edhe ajo një vajzë e re, vajzë e mirë nuk them, por i shkatërroi të gjitha studiot e arkitektëve në Tiranë, sepse është lidhur me një kompani të huaj, kompania e huaj fiton tenderat, këtë e merr nënkontraktore dhe çdo projekt do të marrë bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marrë përsipër të përdorë pushtetin për pasurimin e tij. Urdhëro hajde pak të të tregoj se çfarë drame ka krijuar Olsi me ortakët e vet, mbi 2 miliardë euro me call centera. Nuk del dot sepse detyrohet të ikë po të dalë. Prandaj dhe as Kipen nuk lejon të dalë. Nuk lejon asnjë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll