Politike

14 maji- Si të verifikoni qendrën tuaj të votimit ditën e zgjedhjeve me një hap të thjeshtë

Ilirjan Celibashi ka sqaruar se për shumicën e rasteve, bëhet fjale për për një spostim të thjeshtë, nga njëri kat i godinës në tjetrin, pra nuk ka ndryshim të godinës ku votohet.

1 Maj 2023, 16:37 Nga a.d
14 maji- Si të verifikoni qendrën tuaj të votimit ditën e
Foto ilustruese

TIRANË- Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, qytetarët kanë ngritur shqetësimin se nuk do arrijnë dot të votojnë, për faktin se qendra e votimit ka ndryshuar. Për të qetësuar qytetarët, komisioneri Ilirjan Celibashi ka sqaruar se për shumicën e rasteve, bëhet fjale për për një spostim të thjeshtë, nga njëri kat i godinës në tjetrin, pra nuk ka ndryshim të godinës ku votohet.

"Bazuar mbi këtë diskutim, ajo që ka rezultuar në këto ndryshime, lidhen me faktin që brenda të njëjtës qendër votimi (godinë) ndryshimet janë që një votues deri dje ka votuar në fraksionin 1, do të kalojë në fraksionin 2. Pra, nëse kanë votuar në katin e parë, do të kalojnë në katin e dytë”,-deklaroi Celibashi.

Verifikim e qendrës suaj të votimit mund t’a bëni KËTU, ku lehtësisht mund të aksesoni të dhënat si: adresa e qendës së votimit, numri rendor në listë dhe numri zgjedhor.

votime zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll