Bota

Kaloi 33 vjet në koma pasi u qëllua me plumb në kokë nga 3 kriminelë që donin ta grabisnin, oficeri i policisë humb jetën në spital

Shoqata e Detectives Endowment publikoi lajmin për vdekjen e tij, duke thënë se Detektivi Patterson dhe trashëgimia e tij e shërbimit nuk do të harrohen kurrë.

1 Maj 2023, 19:08 Nga a.l
Kaloi 33 vjet në koma pasi u qëllua me plumb në kokë nga 3
Troy Patterson

SHBA- Detektivi Troy Patterson ndërroi jetë 33 vjet pasi u qëllua nga tre kriminelë që përpiqeshin ta grabitnin. Patterson i cili kaloi tre dekadat e fundit në koma - nuk u zgjua kurrë pas të shtënave.

Shoqata e Detectives Endowment publikoi lajmin për vdekjen e tij, duke thënë se Detektivi Patterson dhe trashëgimia e tij e shërbimit nuk do të harrohen kurrë, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas krimit të 16 janarit 1990, tre autorët në panik u larguan nga vendi i ngjarjes pa arritur asgjë, duke lënë pas portofolin e punonjësit të policisë. Pak më vonë, policia arrestoi tre të dyshuar: Vincent Robbins, Tracey Clark dhe Darien Crawford. Robbins, tani 53 vjeç, u dënua me 5 deri në 15 vjet burg për sulm dhe tentativë për grabitje. Ai  është i lirë që nga viti 2000.

troy patterson

Sondazh

Poll