Bota

Putin 'injoron' urdhër-arrestin nga ICC/ Planifikon të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar, rrezikon burgun

Presidenti rus Vladimit Putin po planifikon të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar, që do të shkaktonte probleme për të pasi ai aktualisht po përballet me një urdhër arresti ndërkombëtar, për krimet e luftës në Ukrainë. 

1 Maj 2023, 18:17 Nga a.l
Putin 'injoron' urdhër-arrestin nga ICC/ Planifikon të
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimit Putin po planifikon të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar, që do të shkaktonte probleme për të pasi ai aktualisht po përballet me një urdhër arresti ndërkombëtar, për krimet e luftës në Ukrainë. 

Urdhri u lëshua nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila pretendon se Vladimir Putin është përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, gjë që do të thotë se çdo vend nën juridiksionin e ICC-së është i detyruar të dorëzojë Putinin nëse ai shkel në territorin e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

Presidenti rus pritet të marrë pjesë në samitin e 15-të të BRICS në Afrikën e Jugut, vend i cili është nën juridiksionin e ICC. Sipas mediave lokale, zyrtarët e Afrikës së Jugut po përpiqen të bindin presidentin rus që të mos marrë pjesë personalisht. Samiti është një takim vjetor i pesë vendeve, Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, të njohur ndryshe si BRICS. Mendohet se një mundësi për Putinin mund të jetë pjesëmarrja përmes një komunikimi të drejtpërdrejt me homologët e tij.

vladimir putin

Sondazh

Poll