Aktualitet

Aksident në Fier, 'Benzi' përplaset me makinën e parkuar, dy persona të plagosur

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, ndërkohë që nuk dihet shkaku i tij. 

1 Maj 2023, 19:08 Nga I.A
Aksident në Fier, 'Benzi' përplaset me makinën e
Foto Ilustruese

FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Benz' është përplasur me një makinë të parkuar. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri, ndërkohë që nuk dihet shkaku i tij. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen", i cili ka qënë i parkuar anës rrugës. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz" dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll