Aktualitet

Trazira në qendrën e refugjatëve në Britani, arratisen 13 të burgosur, mes tyre 7 shqiptarë

Autoritetet kanë arritur të kapin vetëm 5 persona, përveç 7 shqiptarëve të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. 

1 Maj 2023, 17:55 Nga a.l
Trazira në qendrën e refugjatëve në Britani, arratisen 13
Emigrantët në Britani

BRITANI- Pas trazirave në një qendër refugjatësh në Britani, 13 të burgosur kanë arritur të arratisen nga qelitë. Mediat britanike raportojnë se mes tyre 7 janë shqiptarë. 

Autoritetet kanë arritur të kapin vetëm 5 persona, përveç 7 shqiptarëve të cilët tashmë janë shpallur në kërkim. 

Por si ndodhi ngjarja?

Arsyeja e trazirave ka qenë hyrja në një palestër. Burimet thonë se përçarja filloi kur 40 të arrestuar u ndaluan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit Yarl’s Wood, në Milton Ernest, Beds. Të arrestuarit, të cilët mbahen në qendër në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambientet. 

emigrante ne britani

Sondazh

Poll