Aktualitet

Harta e re gjyqësore mbyll dhe Gjykatën e Pogradecit, rreth 600 çështje i kalojnë Korçës

Tashmë qytetarët e Pogradecit duhet që t'i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.

1 Maj 2023, 17:13 Nga I.A
Harta e re gjyqësore mbyll dhe Gjykatën e Pogradecit, rreth 600
Gjykata e Pogradecit

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit dhe prokuroria kanë mbyllur sot dyert për shkak të hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore. Më herët në Pogradec u mbyll gjykata e Apelit por edhe ajo Administrative

Tashmë qytetarët e Pogradecit duhet që t'i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë. Po ashtu mbyllja e gjykatës së Pogradecit ka bërë që rreth 600 dosje të transferohen në Korçë.

Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokurori. Prej sot, gjykatat e shkallës së parë riorganizohen dhe nga 22 mbeten 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore./Dosja.al

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll